Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nuk kapërdihet eliminimi nga Botërori, presidenti i federatës jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kapërdihet eliminimi nga Botërori, presidenti i federatës jep
Kupa e Botës

Arabia Saudite nuk pati një edicion siç e kishte menduar në Botërorin e 2026-tës, duke dalë të fundit në renditjen e grupit H dhe me zero pikë. Sauditët zhgënjyen totalisht, duke u eliminuar së bashku me Uruguain, ndërsa Kepi i Gjelbër, befasia e këtij turneu, fitoi vendin e dytë, pas Spanjës kryesuese.  

Një zhgënjim i tillë duket se ka prekur edhe vetë presidentin e Federatës saudite, Yasser Al-Misehal që përmes një komunikimi të bërë publik të dielën, njoftoi se nuk do të jetë më në këtë post drejtues dhe do të largohet pasi mandati t'i përfundojë.

Sipas tij, fakti që ekipi kombëtar pati pritshmëri, të cilat nuk u përmbushën siç duhet, shoqëruar këtu edhe me përgjegjësitë që duhen mbajtur kur ecuria nuk është ajo çfarë pritej, duhet dikush të tregojë “burrëri”, ndaj vetë personalisht Al-Misehal ka zgjedhur që ai të jetë i pari që të marrë një vendim drastik, në të mirën e të gjithëve. 

KOMUNIKIMI:

“Dështimi i ekipit kombëtar për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Botës është një rezultat që s’i përmbush ambiciet tona.

E marr të gjithë përgjegjësinë e plotë për këtë, duke shprehur ndjesën time ndaj të gjithëve që shpresuan të shihnin ekipin tonë në pozita më të mira.

Bazuar në bindjen se përgjegjësitë kërkojnë një mundësi për një kapitull të ri, kam vendosur të mos vazhdoj deri në përfundimin e mandatit aktual”, është shprehur presidenti.

Poll

Lexo gjithashtu