Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ Kombëtaret gati për fazën me eliminim direkt, “malore” për Brazilin e Holandën, bie në sy edhe dueli delikat i Belgjikës (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ Kombëtaret gati për fazën me eliminim direkt,
Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar

Pas përfundimit të fazës së grupeve të Botërorit 2026, tashmë vjen momenti i ndeshjeve me eliminim direkt. Gjithçka do të startojë sonte në orën 21:00 me një duel mjaft interes, Afrikë e Jugut – Kanada.

Ndërkohë që ndeshjet e tjera vijnë me radhë, nga data 29 qershor e deri më 4 korrik, kur mbyllet edhe kjo fazë. Brazili do të përballet me Japoninë, ndërsa Gjermania e ka të lehtë në letër përballë Paraguait.

Një sfidë që bie në sy është ajo mes Holandës dhe Marokut, ndërsa interesant pritet të jetë edhe dueli mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë. Ndërkohë që Franca e Olise dhe Mbappe, do të masë forcat me Suedinë.

Në ndeshjen tjetër, Meksika kërkon ecurinë pozitive përballë Ekuadorit, ndërsa Anglisë i ka buzëqeshur “matematika” në këtë fazë, pasi do të luajë kundër Republikës Demokratike të Kongos.

Belgjika do të masë forcat me Senegalin, ndërsa SHBA duket të jetë favorite përballë Bosnjes dhe Hercegovinës. Spanja në krahun tjetër s’e ka aspak të lehtë përballë Austrisë, edhe pse në letër kampionët e Evropës janë favoritë.

Në ndeshjet e tjera, Portugalia e CR7-ës luan ndaj Kroacisë, ndërsa Zvicra me Algjerinë. Argjentina pritet ta ketë “bukë e djahtë” ndaj Kepit të Gjelbër, Australia përballet me Egjiptin dhe kjo fazë mbyllet me duelin mes Kolumbisë dhe Ganës.

Poll

Lexo gjithashtu