Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Shuhen dilemat për talentin e mesfushës! Real Madrid vendos për fatin e 21-vjeçarit, “braktiset” pista Inter

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Shuhen dilemat për talentin e mesfushës! Real Madrid vendos
Nico Paz dhe Arda Guler

Nico Paz do të rikthehet sërish te Como për të luajtur sezonin e tij të tretë në kampionatin italian. Kështu kanë vendosur drejtuesit e Real Madrid, të cilët kanë pranuar shitjen përfundimtare të mesfushorit 21-vjeçar, i cili do të vazhdojë të drejtohet nga trajneri Cesc Fabregas.

Kështu raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili shkruan se klubi lombardian ka aktivizuar klauzolën dhe do ta mbajë talentin edhe përtej përfundimit të afatit të huazimit 2-vjeçar.

Vetë argjentinasi pati shprehur dëshirën për të mbetur në Itali dhe tashmë për Paz, dilemat e së ardhmes shuhen më në fund, duke shkuar i qetë për përgatitjet e sezonit të ri.

Gjithashtu, kujtojmë se Real Madrid ka vendosur të mbajë sërish, të drejtën e riblerjes në një të ardhme të afërt. 

Poll

Lexo gjithashtu