Milani ka caktuar Massimo Calvellin si shefin e ri ekzekutiv të klubit. Njoftimi është bërë publik përmes një komunikate zyrtare, ku shkruhet se italianit i është besuar një detyrë e rëndësishme për nisjen e një kapitulli të ri, në vigjilje të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.
Calvelli është i përzgjedhuri i presidentit Gerry Cardinale, i cili e nis që nga ky pozicion revolucionin në strukturën drejtuese të kuqezinjve, pas largimeve të shumta.
Këtë rol më herët e mbajti Giorgio Furlani, i shkarkuar pas përfundimit të sezonit për shkak se nuk e justifikoi siç duhet punën e bërë në merkato dhe në menaxhimin e duhur të buxhetit, së bashku me shqiptarin Igli Tare (ish-drejtorin sportiv), trajnerin Max Allegri dhe shefin e skautimit, Geoffrey Moncada.
