Leorat Bega me fanelën e Zvicrës
Mesfushori shqiptar, Leorat Bega është bërë me ekip të ri. Para disa orësh, klubi i Veronës ka zyrtarizuar këtë kalim. 22-vjeçari vjen si transferim falas nga Stade Nyonnais, ekipi që militon në ligën e dytë për nga rëndësia në Zvicër. Me Veronën, mesfushori ka firmosur deri në verën e vitit 2029, kontratë 3-vjeçare.
Për Began, interesimi ka shafqur Shqipëria dhe Kosova për të marrë në gjirin e tyre, pasi deri tani ka luajtur vetëm me moshat e Zvicrës.
Mbetet për t’u parë evoluimi i lojtarit, tashmë në një ligë më konkurrurese siç është Serie B. Protagonisti në fjalë ka karakteristika defenisve në mesfushë, ndërsa është i gjatë 194 centimetra.
View this post on Instagram
Poll
