Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Uruguai – Spanjë, përplasja mes “titanësh” në grupin H “prek” edhe dy rivalët e përbetuar në La Liga (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Uruguai – Spanjë, përplasja mes “titanësh”
Alex Baena dhe Federico Valverde / Uruguai - Spanjë

Uruguai – Spanjë është ndeshja vendimtare e grupit H, pasi aty do të caktohen edhe dy skuadrat e para që do të prekin kualifikimin në fazën tjetër, pasi paralelisht në të njëjtën orë, pra 02:00 do të luajnë edhe Kepi i Gjelbër – Arabia Saudite.

Kjo “përplasje” në fushën e lojës do të sjellë edhe një rivalitet të vjetër mes dy futbollistëve siç janë Alex Baena në radhët e “Furisë së Kuqe” dhe Federico Valverde te amerikano-latinët.

Të dy futbollistët në fjalë janë bërë shpesh protagonistë në konfliktet fizike në derbin e qytetit mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, ndërsa para duelit në ndeshjen e tretë të grupit, spanjolli ka thënë dy fjalë sa i përket ritakimit me rivalin e përbetuar.

“Të përballem me Fede Valvarden në Uruguai më bën të ndihem nervoz, edhe pse ndoshta ai mund të ndihet më nervoz se unë. Për shkak të asaj çfarë ndodhi mes meje dhe Valverdes, isha gati të hiqja dorë nga futbolli”, u shpreh Baena.

Poll

Lexo gjithashtu