Shumë shpejt pritet që Enzo Maresca të marrë drejtimin e Manchester Cityt për të pasuar Pep Guardiolën në stol dhe ende pa e marrë edhe zyrtarisht këtë detyrë, drejtuesit e “Citizens” kanë menduar t’i bëjnë edhe dhuratën e parë trajnerit të ri, e jo një “dhuratë dosido”.
Bëhet fjalë për Elliot Anderson, mesfushorin e Nottingham Forest, për të cilin klubi ka shpenzuar shumën e majme prej 116 milionë dollarësh.
Transferimi i tij në Manchester konsiderohet ndër më të shtrenjtit në Premier League, por pronarët e klubit shquhen prej vitesh për lëvizje të tilla me çmime "stratosferike", kur në stol ishte pikërisht Guardiola.
Shumë shpejt priten dhe vizitat mjekësore sikurse dhe firma për t’i hapur rrugë edhe zyrtarizimit të futbollistit.
???????? BREAKING: Elliot Anderson to Manchester City, here we go! Deal in place between clubs for fee worth £116m.#MCFC sources confirm agreement now done after talks at final stages as reported last week.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 25, 2026
Anderson asked Forest today to go and leave the club. Medical in the US. pic.twitter.com/CQdzMWYuxW
