Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Shkëlqeu në ndeshjen e parë të Botërorit, Manchester City përgatit 140 milionë euro për mesfushorin e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu në ndeshjen e parë të Botërorit, Manchester
Anderson (nr.8) me Anglinë

Manchester City është gati që të afrohet më shumë për të përfunduar transferimin e Elliot Anderson. Mesfushori i Nottingham Forest ka dhënë “dritën jeshile” dhe tashmë mbetet dakordësimi mes dy klubeve.

Negociatat janë në fazën finale, me City-n që është gati të shpenzojnë 140 milionë euro për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Ky i fundit bëri mjaft mirë edhe me Anglinë në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, atë përballë Kroacisë, duke dhuruar një asist në fitoren 4-2.

Megjithatë, Nottingham mund të kërkojë 5-6 milionë euro më shumë, për të parakaluar blerjen më të shtrenjtë nga një klub anglez, atë të Alexander Isak nga Liverpool.

Por kjo “kapriço” mund të injorohet, nëse City shihet i bindur për 140 milionëshin. Në sezonin që lamë pas, mesfushori Anderson bëri mjaft mirë, duke gjetur në katër raste rrugën e rrjetës dhe duke asistuar në 5 gola të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu