Mbrojtësi kroat, Josko Gvardiol, ndodhet përpara një udhëkryqi të rëndësishëm për karrierën e tij, me dy opsione kryesore për të ardhmen, qëndrimin te Manchester City ose kalimin te Real Madridi.
Klubi anglez ka ndërmarrë hapa konkretë për ta mbajtur lojtarin në afatgjatë, duke i ofruar një kontratë të re me rritje page që javën e kaluar.
"Los Blancos" e shohin Gvardiolin si një përforcim ideal që mund të mbulojë si pozicionin e qendërmbrojtësit, ashtu edhe atë të mbrojtësit të majtë.
Ndërkohë, opsionet e tjera si Bajerni i Mynihut nuk kanë qenë kurrë një mundësi realiste, ndërsa interesimi i Barcelonës është zbehur për shkak të kostos së lartë të operacionit dhe prioriteteve të tjera të klubit katalanas.
Vendimi final i lojtarit mbetet i lidhur ngushtë me qëndrimin dhe kushtet që do të ofrojë Manchester City.
