Ibrahima Konate & Virgil Van Dijk
Ibrahima Konate do të largohet nga Liverpool falas. Kontrata e 27-vjeçarit francez përfundon më 30 qershor dhe sot është raportuar nga Fabrizio Romano që nuk do të ketë rinovim.
Pas një kalvari të gjatë negociatash, Konate e ka zyrtarizuar largimin e tij nga “The Reds” si lojtar i lirë, pasi nuk i gjet gjuha e përbashkët. Tashmë, 27-vjeçari është okazion për shumë klube “big” të Evropës.
Kujtojmë që Konate u bashkua me Liverpool në korrik të vitit 2021. Asokohe, klubi i Premier League pagoi jo pak, por 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, që sot do të largohet falas.
View this post on Instagram
Poll
