Kylian Mbappe
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, do të jetë sërish fytyra kryesore e lojës më të famshme për videolojra të futbollit. EA Sports ka zyrtarizuar se sulmuesi francez do të udhëheq kopertinën e edicionit më të ri EA Sports FC 27 (Ultimate Edition).
Këtë e ka konfirmuar vetë kompania përmes postimeve zyrtare në rrjetet sociale, ku shfaqet Mbappe me fanellën e Real Madridit dhe mbishkrimin: "Përsëri në kopertinë. Gati për të rifilluar."
Fansat dhe lojtarët do të kenë mundësinë të shohin pamjen e plotë dhe detajet e lojës më 23 Korrik.
View this post on Instagram
Poll
