Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mungon vetëm “e zeza në të bardhë”, ja kur zyrtarizohet trajneri i ri i Gjermanisë (PLANI)

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon vetëm “e zeza në të bardhë”, ja kur
Jurgen Klopp

Nuk ka më asnjë dyshim tashmë, pasi fjala është dhënë dhe palët kanë rënë dakord. Jurgen Klopp do të jetë “timonieri” i ri i Gjermanisë, pas kapitullit të mbyllur me Julian Nagelsmann, i dorëhequr pas eliminimit të turpshëm të “Pancerave” nga Kupa e Botës.

Zyrtarizimi i Klopp në pankinë, shkruan gazetari Florian Plettenberg, do të vijë të premten e ardhshme, kur tekniku gjerman të udhëtojë drejt Frankfurit për të firmosur kontratën e mandej të prezantohet para mediave në konferencën për shtyp.

Momentalisht janë duke u mbyllur detajet e fundit dhe pas finales së Botërorit, e gjitha do të ezaurohet për të nisur ciklin e radhës me një kampion të padiskutueshëm dhe një strateg të konfirmuar.

Kujtojmë se Klopp ka qenë dëshirë e kahershme për drejtuesit e federatës dhe besojnë se me të në krye, Gjermania do t’i rikthehet lavdisë së dikurshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu