Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në “Trump Tower” të New York, vend në të cilin do të zhvillohet edhe finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, ku njëra prej tyre do të fitojë dhe statusin më unik në botë.
Përmes një postimi në profilin e tij, kreu i FSHF-së u shpreh me vlerësime të mëdha për realizimin e këtij turneu që u mbajt për herë të parë në tri shtete të ndryshme, SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, nga vizioni e deri te realizimi i këtij turneu që dëshmoi edhe njëherë një të vërtetë të madhe: Futbolli bashkon botën”, shkruan Duka, i cili ndan dhe pamje nga takimi me kreun e Shtëpisë së Bardhë si dhe nga konferenca ku flet presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
View this post on Instagram
