Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tronditet Italia! Gazetari sportiv gjendet i vdekur në Salerno, dyshohet të jetë vrarë

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet Italia! Gazetari sportiv gjendet i vdekur në Salerno, dyshohet
Gazetari sportiv, Luigi Esposito

Italia është tronditur mëngjesin e kësaj të diele, pasi gazetari i njohur sportiv, Luigi Esposito është gjetur pa shenja jete, në një zonë pranë Salernos.

Siç raportojnë mediat në vend, autoritetet janë sinjalizuar për një trup të vrarë e të djegur, ku më pas është zbuluar se ishte pikërisht 53-vjeçari.

Hetimet paraprake tregojnë se ka dyshime që mund të jetë një vrasje, kjo për shkak se edhe autorët e krimit kanë shkuar në djegien e trupit. Prokuroria po vijon me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa komuniteti mbarë sportiv në Itali është shokuar me këtë ngjarje kaq të rëndë. 

Esposito ishte korrespondent i të përditshmes La Citta di Salerno si dhe aktiv po ashtu pranë portalit të lajmeve sportive Tuttosalernitana.com.

Poll

Lexo gjithashtu