Real Zaragoza ka zyrtarizuar një rikthim të madh në radhët e saj. Mesfushori Ander Herrera do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2026-2027.
Klubi spanjoll e ka bërë njoftimin përmes kanaleve të tyre zyrtare, duke konfirmuar se është arritur marrëveshja me futbollistin. Herrera është formuar në ekipet zinxhir të Real Zaragozës deri në debutimin e tij në ekipin e parë në vitin 2009.
36-vjeçari ka luajtur dhe për ekipe të tjera të mëdha në europë ku ka fituar dhe shumë tituj si Athletic Bilbao, Manchester United, PSG dhe në sezonin e fundit ai luajti në Argjentinë për Boca Juniors. Kalimii tij në klubin ku ai u rrit pritet të jetë një përforcim kyç për "Blanquilla" në objektivave të tyre për sezonin e ardhshëm.
View this post on Instagram
