Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

La Superioren dhe u transferua në klubin përtej kufijve, Dejvi Bregu "euforik" për aventurën e tij të re (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
La Superioren dhe u transferua në klubin përtej kufijve, Dejvi Bregu
Dejvi Bregu

Dejvi Bregu ka nisur ditën e sotme aventurën e tij të re me klubin nga Riadi, Al Zulfi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi 30-vjeçar ka shprehur emocionet e para lidhur me këtë hap të radhës në karrierë, ku siç shihet edhe në fotot e shpërndara, kuptohet qartë ambicia e tij për të vijuar me performancat pozitive.

"Sfida të reja", shkruan sulmuesi vlonjat në këtë postim, teksa zhvillon seancën e parë stërvitore së bashku me shokët e tij të skuadrës.

Një kapërcim i rëndësishëm për ish-in e Dinamos, i cili lë vetëm përshtypje të mira gjatë kohës që luajti për kryeqytetasit. Kujtojmë se për Bregun, pati interesim edhe nga Teuta, siç u raportua nga "Newsport.al" pak ditë më parë, por vetë lojtari ishte i vendosur të largohej nga Shqipëria për të provuar një cikël përtej kufijve. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu