Jocelyn Behiratche / ©KF Tirana
Jocelin Behiratche është futbollisti më i ri i Slovacko. Mbrojtësi 26-vjeçar vendosi që të largohej nga ukrainasit e FC Oleksandriya, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit çek.
Me klubin e ri, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka firmosur kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Ndërkohë që Jocelin Behiratche është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Kjo për shkak se ka luajtur në Superiore me fanellën e Tiranës dhe të Dinamos, nga viti 2023 deri në atë 2024.
Ndërsa lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Slovacko, në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll
