Ederson
Ederson ishte pothuajse lojtar i Manchester United. Mirëpo, edhe pse ishte rënë dakord për pagën dhe kontratën që do të nënshkruhej, ky “operacion” është fikur në momentin e fundit.
Atalanta mendon se mesfushori brazilian është 100% gati nga ana fizike. Por klubi i Premier League ka ndryshuar planet, pasi 27-vjeçar iu nënshtrua disa vizitave “ekstra” në Angli.
Tashmë, Ederson do të rikthehet te klubi italian, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2027. Pritet të shihet nëse do të tentohet të shitet tek një tjetër klub apo do të rinovojë kontratën.
Poll
