Bazoumana Toure
Newcastle United do të finalizojë një goditje të rëndësishme në merkato. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen për transferimin e anësorit 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Bazoumana Toure.
Newcastle do të paguajë një shifër prej 50 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e lojtarit të ri. Klubi i Hoffenheim ka pranuar ofertën dhe lojtari pritet t'u nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të zyrtarizohet gjithçka. Tour do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare me “qymyrxhinjtë”.
Me këtë lëvizje Newcastle synon të forcojë repartin e avancuar, duke e parë Toure-n si zëvendësuesin ideal të Gordon.
View this post on Instagram
Poll
