Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E PAPRITUR/ U largua si “dështak” nga Reali, klubi i Premier League afër akordit me ish-in e madrilenëve

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ U largua si “dështak” nga Reali, klubi i Premier
Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa

Alvaro Arbeloa është i përzgjedhuri i Fulham për ta emëruar në stol. Kështu raporton gazetari i “The Athletic”, David Ornstein i cili shkruan se klubi anglez është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me trajnerin spanjoll.

Arbeloa ka për të firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe do të zëvendësojë të larguarin Marco Silva, ky i rikthyer në Portugali te Benfica. Një kapitull i ri për spanjollin, i cili në sezonin që sapo lamë pas nuk pati një përvojë pozitive, i shkarkuar nga Real Madrid vetëm pak muaj pasi mori detyrën e lënë nga Xabi Alonso.

Nëse marrëveshja finalizohet me sukses, Arbeloa do të rivalizonte pikërisht kolegun që e zëvendësoi te “Mbretërorët”.

 

Poll

Lexo gjithashtu