Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dështoi në Premier League, kreu i klubit anglez gati t’i “japë duart” aksioneve të tij

Shkruar nga NEWSPORT
Dështoi në Premier League, kreu i klubit anglez gati t’i
David Sullivan

Një epokë e rëndësishme në historinë e West Ham duket se po shkon drejt fundit. Pas dorëheqjes si bashkëkryetar dhe drejtor i klubit, David Sullivan raportohet se është gati të shesë edhe 38.8% të aksioneve që zotëron, duke mbyllur përfundimisht lidhjen e tij 16-vjeçare me “Hammers”.

Sipas The Athletic, biznesmeni 77-vjeçar po shqyrton largimin e plotë nga klubi, ndërsa Daniel Kretinsky, i cili aktualisht zotëron 27% të aksioneve, shihet si kandidati kryesor për të rritur kontrollin e tij në West Ham. Situata mund të ndikojë edhe në planet për blerjen e aksioneve të Vanessa Gold, vajzës së ish-bashkëpronarit David Gold.

Vendimi i Sullivan lidhet me publikimin e afërt të një dokumentari të BBC Panorama, ku pritet të ngrihen akuza që ai i ka cilësuar si “faktikisht të pasakta dhe plotësisht të rreme”. Zhvillimet e ditëve në vijim mund të sjellin ndryshime të mëdha në strukturën drejtuese dhe pronësinë e klubit londinez.

Poll

Lexo gjithashtu