Aladji Bamba
Aladji Bamba është futbollisti më i ri i Newcastle United. Mesfushori 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Monaco, për të nisur një aventurë të re me ekipin e njohur në Premier League angleze.
Me klubin e ri, francezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi anglez ka shpenzuar rreth 35.5 milionë euro.
Kujtojmë se Bamba e ka nisur karrierën pikërisht në Francë me Blois Football 41. Prej vitit 2021 u bë pjesë e moshave të Monacos, derisa arriti të kapte edhe ekipin e parë.
View this post on Instagram
Poll
