Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Chelsea nuk ndalet në merkato, mbrojtësi i Crystal Palace mbetet prioritet i “bluve”

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea nuk ndalet në merkato, mbrojtësi i Crystal Palace mbetet
Maxence Lacroix

Chelsea po vazhdon me ritëm të lartë lëvizjet në merkato dhe nuk ka ndërmend të ndalet pas marrëveshjes për Morgan Rogers. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, “Blutë” mbeten në bisedime aktive me Crystal Palace për mbrojtësin francez Maxence Lacroix.

Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë prej disa javësh, ndërsa vetë lojtari ka dhënë sinjale pozitive për një transferim në “Stamford Bridge”. Lacroix ka hapur derën për kalimin te Chelsea që nga muaji qershor dhe është i gatshëm të nisë një aventurë të re në Londër.

Chelsea synon të afrojë një ose dy qendërmbrojtës gjatë kësaj vere, në varësi të largimeve që mund të ndodhin në repartin defensiv. Aktualisht diskutimet mes klubeve janë fokusuar te formula e transferimit dhe çmimit të kartonit të 25-vjeçarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu