Chelsea ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Nicolas Jackson. Sulmuesi senegalez është rikthyer në planet e klubit londinez dhe do të jetë pjesë e turit përgatitor në Azi, ku do të ketë mundësinë të bindë trajnerin e ri me paraqitjet e tij.
Sipas raportimit nga gazetari sportiv Fabrizio Romano, Jackson do ti jepet një shanc i ri, me klubi beson se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në projektin e ri të “Bluve”.
Në krahun tjetër, situata e Alejandro Garnachos duket krejtësisht ndryshe. Anësori argjentinas është lënë zyrtarisht jashtë skuadrës së Chelseat dhe nuk bën më pjesë në planet e klubit.
Chelsea është i gatshëm të dëgjojë oferta për Garnachon me një shifër jo më pak se 50 milionë euro. Roma është një nga klubet që ka shfaqur interes për argjentinasin që duket se është pranë largimit nga “Stamford Bridge”.
View this post on Instagram
