Youri Tielemans
Manchester United duket se ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Youri Tielemans është nisur drejt Manchesterit, ku të martën do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara zyrtarizimit të transferimit.
Mesfushori belg pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me “Djajtë e Kuq”, pasi klubi pagoi shumën e kërkuar prej 41 milionë eurosh tek Aston Villa. Me afrimin e Tielemans Manchester United kompleton transferimin e dytë në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje pas Andrey Santos.
Nëse gjithçka shkon sipas planit gjatë vizitave mjekësore, zyrtarizimi i Youri Tielemans si futbollist i Manchester United pritet të vijë brenda kësaj jave.
View this post on Instagram
Poll
