Andrey Santos
Andrey Santos është futbollisti më i ri i Manchester United. Mesfushori 22-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Chelsea, për të nisur një aventurë të re po në Premier League, por me “Djajtë e Kuq”.
Me klubin e ri, braziliani ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031, por ka edhe opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Man United ka shpenzuar rreth 56 milionë euro.
Kujtojmë se Santos e ka nisur karrierën e tij në Brazil me Vasco da Gama. Më vonë, mesfushori 22-vjeçar është aktivizuar për ekipe si Chelsea, Nottingham Forest dhe Strasbourg.
View this post on Instagram
Poll
