Newcastle
Një ditë pasi njoftuan shitjen rekord të mesfushorit Sandro Tonali drejt Tottenham për shifrën e 116 milionë eurove, Newcastle nuk ka humbur kohë duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano shkruan se drejtuesit kanë siguruar shërbimet e 18-vjeçarit nga Holanda, Sean Steur. Për kartonin e tij, klubi pagoi 24 milionë euro në arkat e Ajax, plus dhe 3 të tjera në formën e bonuseve.
Shumë shpejt priten dhe ekzaminimet mjekësore, përpara nënshkrimit të kontratë dhe prezantimit si futbollisti më i ri i Newcastle.
Poll
