Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga gazetari gjerman Florian Plattenberg, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka arritur akord me gjigantët e Chelsea.
Tashmë, “blutë” e Londrës janë në kontakte intensive me klubin e Sunderland për të arritur marrëveshje totale dhe zyrtarizuar këtë transferim.
“Arkitekti” i kësaj lëvizje është trajneri i Chelsea, Xabi Alonso. Fakti që dyshja ka punuar te Bayer Leverkusen në Gjermani dhe ka rezultuar e suksesshme, rrit optimizmin e tifozëve.
Nga krahu tjetër, për mbështetësit e Arsenalit, kjo konsiderohet “tradhëti”, marrë shkas që Xhaka ka veshur fanelën e “Topçinjëve”, madje ka mbajtur edhe shirtin e kapitenit. Rivaliteti në Premier League është tepër i madh, ndërsa merr të tjera “përmasa” kur të dyja ekipet vijnë nga i njëjti qytet.
View this post on Instagram
