Skenari i merkatos ka ndryshuar në minutat e fundit. Chelsea ka zyrtarizuar një ofertë konkrete për mbrojtësin e djathtë të Atalantës, Marco Palestra duke tentuar të "rrëmbejë" objektivin kryesor të Interit.
Negociatat po avancojnë me shpejtësi. Chelsea ka ofruar një shifër që tejkalon 50 milionë euro, shoqëruar me një pagë më të lartë për lojtarin italian.
Kjo lëvizje vjen në një moment kur Interi ishte shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për një total prej 50 milionë eurosh me 45 milionë bazë plus 5 milionë bonuse, ku palët kishin arritur tashmë një akord personal. Megjithatë, hyrja e "Bluve" të Londrës në garë ka ndryshuar rrënjësisht dinamikat.
Situata është në zhvillim e sipër dhe priten orë vendimtare për të kuptuar të ardhmen e talentit italian nëse do të zgjedhë të vazhdojë karrierën në Londër ose me kampionët e Serie A.
View this post on Instagram
