Andoni Iraola
Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpool. Klubi ka njoftuar emërimin e spanjollit në krye të skuadrës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Iraola merr kështu vendin e të larguarit Arne Slot, të cilit iu komunikua vendimi për shkarkim të menjëhershëm.
Eksperienca e fundit e 43-vjeçarit ishte me Bournemouth, ekip të cilin e drejtoi në 40 ndeshje, ku mori 13 fitore, 18 barazime dhe vetëm 9 humbje.
Kujtojmë se Iraola ishte dhe objektiv i Milanit për të pasuar Max Allegrin, por kuqezinjtë morën një "JO" të ftohtë.
Poll
