Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Tragjedi gjatë festimeve për triumfin në Botëror, humb jetën një 13-vjeçar spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi gjatë festimeve për triumfin në Botëror, humb
Foto e tifozëve spanjollë

Festimet për triumfin e Spanjës në Kupën e Botës janë kthyer në tragjedi në qytetin Ciudad Rodrigo. Një 13-vjeçar humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur pasi një shatërvan u shemb në momentin kur dhjetëra tifozë ishin ngjitur mbi të për të festuar fitoren ndaj Argjentinës.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi pak pas përfundimit të finales, kur pjesa e sipërme e monumentit u rrëzua mbi personat që ndodheshin aty. I mituri u dërgua me urgjencë në qendrën shëndetësore të Ciudad Rodrigo, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa të plagosurit e tjerë po marrin trajtim mjekësor.

Shërbimet e emergjencës, policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë në vendngjarje pas alarmit të marrë rreth mesnatës. Zona është izoluar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe një ekip psikologësh është angazhuar për të mbështetur familjen e viktimës.

Poll

Lexo gjithashtu