Ka shumë nga ata që e mbajnë mend Arlind Norën, por edhe të tjerë që me siguri do të donin ta shihnin në vitet e tij të arta. Ish sulmuesi i njohur i kampionatit shqiptar rikthehet sërish në skenë, këtë radhë në rolin e komentuesit të botërorit “Amerikë 2026”. Një video virale e gazetarit Altin Sulçe që flet për Leo Messin dhe Argjentinën duket se ka nxitur gjirokastritin të reagojë në Instagram duke vlerësuar në mënyrë indirekte punën e jashtëzakonshme të yllit botëror.
Teksa Sulçe shprehej në panel: “Të të them një gjë unë ty? Messi kë kishte sponsor personal? Adidasin. Saktë! Federata e Argjentinës kë ka sponsor? Adidas. Saktë! FIFA kë ka sponsor? Adidasin. Mbaroi. Vazhdojmë dhe një tjetër. Shiko njëçik dhe këtë. Në Shqipëri, në Zvicër, në Angli, në Gjermani në të gjitha ndeshjet. Po ti a e mban mend me Spanjën që nuk e dha penallti (i referohet rastit të prekjes me dorë). Po na habisni, po na tregoni. Çfarë po na tregoni”, i menjëhershëm ishte komenti i Norës që shkruante: “Çfarë emisioni i frikshëm, si i di të gjitha këto gjëra wow. Ikni mor futini ndonjë teke”.
Kujtojmë që Arlind Nora ka provuar disa skuadra në kampionatin shqiptar duke arritur të shkëlqejë me Lushnjen dhe Laçin. Ish sulmuesi gjirokastrit ishte ndër më të mirët e viteve 2005-2010 duke luajtur me skuadra të tjera si Elbasani, Vllaznia, Luftëtari, Shkumbini, Besa dhe në fund vendosi të varte këpucët në gozhdë pikërisht me bluzinjtë e Gjirokastrës.
Ky botëror që u mbyll me fituese Spanjën, ka pasur një tifoz special të Messit pikërisht ish sulmuesin e Superiores që nuk ngurron të etiketojë edhe panelistët për shkak të deklaratave të tyre. E megjithatë duket se Sulçe e ka mbyllur replikën në distancë me thjesht një emoji të një zemre.
