Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Arsenal përgatit ofertën “Big”, “topçinjtë” synojnë mesfushorin e Newcastle

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal përgatit ofertën “Big”,
Bruno Guimaraes (M) & Sandro Tonali (D)

Arsenali thuhet se është duke përgatitur një lëvizje të rëndësishme në merkaton e kwsaj vere, duke vënë në shënjestër mesfushorin brazilian të Newcastle United, Bruno Guimaraes.

Sipas raportimeve të gazetarit Ben Jacobs, "Topçinjtë" po përgatisin një ofertë të përmirësuar që kalon shifrën e 70 milionë stërlinave (rreth 81 milionë euro). Kjo vjen pas një oferte të mëparshme prej 65 milionë stërlinash (75 milionë euro), e cila duket se nuk ka mjaftuar për të bindur drejtuesit e klubit nga "St James' Park".

Raportimet thojnw se kushtet personale mes lojtarit dhe klubit londinez janë arritur tashmë, duke treguar dëshirën e brazilianit për këtë kalim. Megjithatë, sfida më e madhe mbetet qëndresa e Newcastle United, të cilët janë të vendosur të mbajnë në skuadër një nga lojtarët e tyre kyç për sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu