Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Inter hedh sytë nga Premier League, zikaltërit në “pole position” për mbrojtësit e Tottenhamit

Shkruar nga NEWSPORT
Inter hedh sytë nga Premier League, zikaltërit në “pole
Cristian Romero-Djed Spence

Mbrojtësi i kombëtares së Argjentinës, Cristian Romero pritet të largohet nga Tottenham Hotspur. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, emri i tij ka qenë pjesë e diskutimeve të fundit mes Interit dhe klubit anglez.

Në këto bisedime Interi ka shfaqur interes edhe për Djed Spence, ndërsa Romero mbetet një opsion konkret për zikaltërit, duke qenë se largimi i tij nga "Spurs" është një mundësi reale. Megjithatë, marrëveshja vlerësohet si e vështirë për shkak të kostove të larta dhe pagës së lojtarit.

Përveç Interit, edhe Barcelona po e ndjek me vëmendje situatën. Megjithatë për katalanasit nuk është në fokus reparti i mbrojtjes, pasi përparësia e tyre në merkato mbetet përforcimi i repartit të sulmit. Megjithatë vendimet përfundimtare pritet të merren pas përfundimit të Kupës së Botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu