Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Bëri “namin” në Bundesligë sezonin e fundit, mbrojtësi “bomber” firmos me rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bëri “namin” në Bundesligë sezonin e fundit,
Luka Vuskovic / Hamburg - Bayern Munich, Bundesliga

Luka Vuskovic është futbollisti më i ri i Brighton. Mbrojtësi 19-vjeçar vendosi që të largohej nga Tottenham, për të nisur një aventurë të re me rivalët e Premier League.

Me klubin e ri, kroati ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031, por me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Brighton ka shpenzuar 54 milionë euro.

Në sezonin që lamë pas, Vuskovic shkëlqeu me Hamburg në Bundesligën gjermane. Përveç detyrave perfekte në mbrojtje, me ekipin gjerman, 19-vjeçari numëron 6 gola dhe 1 asist.

Karrierën e tij, Vuskovic e ka nisur në vendlindje me Hajduk Split. Ndërsa më vonë është aktivizuar edhe për skuadra si Radomiak në Poloni apo KVC Westerlo në Belgjikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brighton & Hove Albion FC (@officialbhafc)

Poll

Lexo gjithashtu