Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Superiores lë Shqipërinë dhe i drejtohet Bullgarisë, fokusi tek faza përgatitore dhe sfidat miqësore para sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Superiores lë Shqipërinë dhe i drejtohet Bullgarisë,
Vora

Klubi i Vorës ka bërë të ditur se do të niset ditën e sotme drejt Bansko të Bullgarisë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në "Abissnet Superiore", aty ku do të zhvillojnë edhe një sërë sfidash miqësore. 

Vorakët kanë bërë të njëjtën zgjedhje, sikurse dy rivalët e Superiores, Egnatia dhe Teuta, duke zgjedhur pikërisht këtë vendndodhje për të parë më nga afër lojtarët, ata që kanë mbetur momentalisht në organikë dhe të tjerë që janë afruar në këtë sesion të merkatos.

Mbetet për t'u parë se me cilat skuadra do të përballet Vora në këtë periudhë përgatitore dhe si do të inkuadrohen "prurjet" e reja në skemën e trajnerit Arjan Bellai. 

Poll

Lexo gjithashtu