Barazimi i marrë në Moldavi i jep shanse Egnatias të marrë zemër për ndeshjen e kthimit që do ta luajë në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës më 15 korrik në orën 21:00, i vlefshëm për kualifikueset e Champions League.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede u mundua t’i marrë maksimumin këtij dueli, edhe pse përfunduan me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të kapitenit Albano Aleksi. Mirëpo, vëmendja e lojtarëve duket të jetë po e njëjta, me fokusin për të synuar kalimin në fazën tjetër, pikërisht në shtëpi.
Kjo vihet re edhe nga postim i fundit në “Story” nga faqja e klubit, ku dy portierët po stërviten për të qenë të gatshëm në katërkëndëshin e portës. Diferencën e bën përzgjedhja e muzikës, e cila në njëfarë mënyre nënkupton edhe qëndrimin e kampionëve të Shqipërisë për të marrë vetëm fitoren.
“It’s not over, until I win”, që në shqip përkthehet: Nuk ka mbaruar ende asgjë, derisa unë të fitoj. Epo në Rrogozhinë, futbollistët në fushë kanë vetëm një opsion në konsideratë, fitoren dhe “biletën” e kualifikimit.
