Ilir Daja dhe Dejvi Bregu
Ndërsa pritej që sulmuesi Dejvi Bregu të rinovonte me Dinamon dhe të ishte në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për Kupat e Europës, gjithçcka mori tjetër rrjedhë.
30-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Al-Zulfi në Arabinë Saudite. Në “story” e radhës në rrjetet sociale, Bregu i ka adresuar mesazh klubit dinamovitë dhe ish-shokëve të ekipit.
“Dua të falënderoj klubin Dinamo, presidentin, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
Një falënderim të veçantë për shokët e ekipit, me të cilët ndava çdo sfidë, çdo fitore dhe shumë kujtime që do t’i vlerësoj gjithmonë. Suksese!”, ka shkruar Bregu. Me “blutë” e kryeqytetit, anësori fitoi 3 trofe në 2 vite.
Mesazhi i Dejvi Bregut
Poll
