Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një ditë para ndeshjes me Malishevën, FIFA vendos për fatin e Vllaznisë në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Një ditë para ndeshjes me Malishevën, FIFA vendos për fatin
VLLAZNIA

Te Vllaznia mund të ndihen të qetë, një ditë para ndeshjes që do të luajnë përballë Malishevës në Conference League, e përcaktuar për t’u luajtur të enjten. Shkodranët janë informuar nga FIFA se “rruga është hapur” për të kryer lëvizje në merkato, për të plotësuar hapësirat e lëna bosh nga largimet e shumta.

Shkak i këtij “bllokimi” që ngriu lëvizshmërinë e drejtuesve për përforcime te kuqeblutë u bënë disa detyrime të pashlyera ndaj dy futbollistëve, Eslit Salën dhe një ish-lojtari të huaj. Megjithatë, pagat që rezultuan të pashlyera, janë dhënë dhe kjo çështje mund të konsiderohet e mbyllur. 

Tashmë, drejtuesit e klubit e kanë marrë dritën jeshile dhe mund t’i gëzojnë futjes në treg për afrimin e elementëve me peshë, për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Edi Martini.

Poll

Lexo gjithashtu