Një tjetër zyrtarizim nga Tirana dhe këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Erdon Dacin.
Përmes një njoftimi të shpërndarë pak minuta më parë në rrjetet sociale, bardheblutë e kanë prezantuar 28-vjeçarin duke i uruar sukses në këtë kapitull të tij të ri në kryeqytet.
Me këtë afrim, tek Tirana shtojnë "dozën" në repartin e sulmit, pasi në fillim konfirmuan Redon Xhixhën. Po ashtu, pak orë më parë u njoftua edhe prezantimi i mesfushorit Ardit Krymi.
POSTIMI:
"Mirë se erdhe, Erdon Daci!
KF Tirana njofton afrimin e Erdon Dacit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri.
Sulmuesi 28-vjeçar, pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, nis një kapitull të ri me fanellën bardheblu.
Mirë se erdhe në familjen Tirona!"
