Mesfushori Flamur Ruçi ka zyrtarizuar largimin nga ekipi i Egnatias. 24-vjeçari përmes postimit në rrjetet sociale, ka bërë publik vendimin për ta mbyllur kapitullin me kampionët e Shqipërisë. “Erdha, pashë, fitova.
Falënderojë presidentin Agim Demrozi, drejtorin Klejdi Zenelaj, trajnerët, tifozat dhe të gjithë shokët e ekipit për bashkëpunimin dhe momentet që kemi ndarë së bashku. Me respekt Ruçi”, mesazhi i mesfushorit beratas.
Edhe pse klubi rrogozhians dhe lojtari kishin kontratë deri në verën e vitit 2028, palët kanë prishur marrëveshjen. Nuk dihet nëse kjo ndarje ka ardhur me konsensus.
Te klubi rrogozhinas, Ruçi fitoi titullin kampion në Superiore që në sezonin e parë. Ky largim pak orë para ndeshjes së parë në Champions Leagu karshi Petrocub, vjen si “goditje” për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede.
