Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Po “dërrmon” çdo kundërshtarë që i del para, Haaland zbulon “sekretin” e Norvegjisë së “hekurt” dhe cinike

Shkruar nga NEWSPORT
Po “dërrmon” çdo kundërshtarë që i del
Haaland dhe kombëtarja e Norvegjisë

Sulmuesi Erling Haaland po zhvillon paraqitje “jashtëtokësori” me Norvegjinë në Kupën e Botës 2026. Në 4 ndeshje të luajtura, “vikingu” ka shënuar 7 gola, përafërsisht 2 finalizime për ndeshje.

Deri në këtë pikë të Kupës së Botës, dueli me Brazilin rezulton “qershia mbi tortë”, dopietë dhe eliminoi i vetëm 5 herë kampionët e Botës.

Në prononcimin për media, sulmuesi 25-vjeçar ka treguar “sekretin” e kësaj Norvegjie të frikshme. “Pjesa më e mirë është që ne luajtëm pa asnjë presion. Brazili kishte 200 milionë njerëz dhe gjithë botën që prisnin të fitonin.

Ne kemi vetëm 5.5 milionë njerëz në Norvegji dhe ata do të festonin pavarësisht rezultatit. Ne luajtëm pa asgjë për të humbur, dhe kjo u pa në fushë nga mënyra si e kontrolluam topin.

Jam shumë krenar”, fjalët e Haaland. Ndeshja e radhës për “Vikingët” përkon ndaj Anglisë, 11 korrik në stadiumin “Hard Rock Stadium”.     

Poll

Lexo gjithashtu