Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ 2 penallti dhe gola “magjik” nga Haaland, Norvegjia kapitullon Brazilin nga Kupa e Botës! Neymar e mbyll me “nder”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 penallti dhe gola “magjik” nga Haaland, Norvegjia
Brazil - Norvegji

102 minuta ka zgjatur ndeshja Brazil – Norvegji, e fituar 2 – 1 nga “Vikingët”. Protagonist absolut te Norvegjia rezultoi goleadori Erling Haaland, autor i dopietës.

Për Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, rrugëtimi në Kupën e Botës 2026 përfundoi në fazën e 1/16-ave, shumë herët. Ndeshja nisi mjaft mirë për “Seleçaon”, por nuk shënuan, ndërsa shpërdoruan me Bruno Guimaraes edhe penallti në minutën e 14-të.

Me shifrat e bardha u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e fraksionit të dytë, Endric i futur në fushë nga stoli, pati shans të shkëlqyer përballë portierit norvegjez, por e dërgoi topin jashtë.

Në minutën e 79-të, filloi spektakli i Haaland, duke mposhtur për 1 – 0 Brazilin, i saktë në “zhytjen” me kokë. Përgjatë minutës së 90-të, “bisha” e Manchester City finalizoi eurogol nga distanca.

Konkretizimi me penallti i Neymar vlejti sa për statistikë, ndërsa sulmuesi i Santos e mbyll me “nder” te amerikano-latinët në Kupën e Botës.   

Brazil 1 – 2 Norvegji (Neymar 90+10'/Haaland 79', 90')

90+12 - Përfundon ndeshja, Norvegjia siguron kualifikimin për fazën e 1/8-ave, Brazilit kthehet në shtëpi.

90+10' - Penallti për Brazilin, Neymar e kthen në gol.

90' - Norvegjia dyfishon shifrat, eurogol i Haaland.

79' - Haaland "përbindësh" me kokë, kalon në epërsi Norvegjinë.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+7' - Mbyllet pjesa e parë.

14' - Bruno Guimaraes humb rast të "artë" për gol, mesfushori i Brazilit shpërdoron penalltinë.

 

1’ – Shkelmohet topi.

 

FORMACIONET ZYRTARE

BRAZIL (4-4-2): Alisson; Douglas Santos, Gabriel, Marquinhos, Danilo; Martinelli, Casemiro, Bruno Guimaraes, Rayan; Vinicius, Cunha.

Trajner: Carlo Ancelotti.

NORVEGJI (4-3-3): Nyland; Ryerson, Ajer, Lysaker Heggem, Wolf; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Nusa.

Trajner: Stale Solbakken.

Kupa e Botës: Faza e 1/16-ave

Stadiumi: “MetLife Stadium”

Arbitër: Ismail Elfath  

Poll

Lexo gjithashtu