Petar Sucic zhvilloi një Botëror shumë mbresëlënës me kombëtaren kroate, pavarësisht eleminimit në fazën e 1/32-ave nga Portugalia.
Goli kundër Ganës dhe një asist kundër Anglisë, pa përmendur dhe paraqitjet mjaft pozitive me Panamanë dhe Portugalinë kanë ndikuar shumë që mesfushori të marrë vlersime të shumta. Sipas asaj që shkruajnë mediat kroate, për mesfushorin 22-vjeçar kanë shfaqur interes klubet më të mëdha europiane si Real Madrid, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United.
Sucic u transferua tek Interi verën e kaluar nga Dinamo Zagreb për 15 milionë euro dhe vlera e tij sipas “Transfermarkt” ka shkuar në 40 milionë euro. Kroati është nën kontratë me zikaltërit deri në vitin 2030 dhe duket mjaft e vështirë një largim nga Inter.
