Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare e kërkoi me ngulm kur ishte drejtor sportiv, Milani "zgjohet" për mbrojtësin e rivalit

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare e kërkoi me ngulm kur ishte drejtor sportiv, Milani
Giorgio Furlani, Gerry Cardinale, Igli Tare & Zlatan Ibrahimovic

Milani ka vendosur ta marrë seriozisht këtë periudhë merkatoje, pak kohë pas zyrtarizimeve në strukturat drejtuese. Pasi vendosën “themelet” e sulmit me afrimin e Goncalo Ramos për një shifër rekord nga PSG, kuqezinjtë kanë kthyer sytë edhe në reparte të tjera ku duhen ndërhyrje të nivelit të lartë, për të qenë konkurrues sezonin e ri.  

Igli Tare e kërkoi me ngulm kur ishte drejtor sportiv, Milani
Luka Modric dhe Mario Gila

Së fundmi, siç raporton gazetari italian, Daniele Longo, mësohet se drejtuesit e klubit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin Mario Gila, ndërsa mbetet vetëm oferta bindëse që do të paraqitet në drejtim të Lazios, për të mposhtur konkurrencën e rivalëve si Napoli dhe Atalanta.

Duhet thënë se mbrojtësi 25-vjeçar ishte edhe kërkesë specifike e ish-drejtorit sportiv Igli Tare dhe duket se kuqezinjtë janë “zgjuar” për këtë objektiv për të bërë të mundur sigurimin e shërbimeve të lojtarit, për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Ruben Amorim.

Poll

Lexo gjithashtu