Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Skandal i madh te Interi, mbrojtësi italian përfshihet në hetim për prostitucion

Shkruar nga NEWSPORT
Skandal i madh te Interi, mbrojtësi italian përfshihet në hetim
Inter

Një lajm shokues vjen nga Italia që prek drejtpërdrejt një prej mbrojtësve kryesorë të Interit dhe kombëtares italiane, Alessandro Bastoni. 27-vjeçari ndodhet nën hetim nga zyra e prokurorit të Milanos për akuzat e prostitucionit të të miturve.

Bastoni ka marrë njoftimin më 30 qershor dhe pritet të merret në pyetje në ditët në vijim.Emri i lojtarit lidhet me një hetim mbi një "agjenci shoqërimi" në Cinisello Balsamo, e cila akuzohet se organizonte mbrëmje dhe festa "all-inclusive" për klientë VIP, veçanërisht për futbollistë.

Bastoni dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me një vajzë e cila në kohën e ngjarjeve ka qenë 17 vjeç. Ndërkohë që çështja mbetet për t’u sqaruar, burimet raportojnë se vajza e dëgjuar si dëshmitare, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me lojtarin. Megjithatë, dosjet e hetimit përmbajnë prova që sugjerojnë të kundërtën.

Poll

Lexo gjithashtu