Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Nëse ky klub do të më kërkonte, s’do mendohesha dy herë”, Ylber Ramadani nxjerr të “palarat” e futbollistëve të Kombëtares: Vajzat shkojnë më shumë pas...

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse ky klub do të më kërkonte, s’do mendohesha
Ylber Ramadani

I ftuar në emisionin “Kampionët” në TV KLAN, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani u është përgjigjur disa pyetjeve pikante nga moderatorja Marina Vjollca.

Ramadani ka “zbuluar” se pas cilëve futbollsitë të Kombëtares shkojnë më së shumti gocat nga pas.

Më tej, mesfushori i Lecces është ndalur edhe tek marrëdhënia e tij me Medon Berishën, të cilin e konsideron si mik të ngushtë, marrë parasysh që aktivizohet tek i njëjti ekip edhe në Serie A italiane.

Ndër të tjera, Ramadani ka surprizuar, duke treguar se nuk do të mendohej dy herë, nëse do të kishte ofertë nga Manchester United, ekip të cilin duket se e ka pikë të dobët.

Marina Vjollca: Cili është kundërshtari që ke markuar pa vrapuar fare?

Ylber Ramadani: Pa vrapuar fare? Modric.

Marina Vjollca: Pas kujt vrapojnë më shumë gocat? Hë, se asnjërit nuk i ngel hatri për këtë përgjigje që do japësh.

Ylber Ramadani: Nuk e di, se vetë…

Marina Vjollca: Do marrësh kartonin e kuq. Po nuk e dhe përgjigjen, do marrësh kartonin e kuq.

Ylber Ramadani: Po them Asllani, Bajrami, se s’kanë… s’janë… as nuk janë të martuar.

Marina Vjollca: Tek cili klub do niseshe me vrap pa e menduar dy herë?

Ylber Ramadani: Te Premier League, Manchester United.

Marina Vjollca: Dhe e fundit, e di që e ke shok të ngushtë, sa keq të vjen që dëmtimet po e pengojnë Medon Berishën të vrapojë drejt majave, duke e ditur që ke një dobësi shumë të madhe për të.

Ylber Ramadani: Unë Medonin, kur kam shkuar, e kam gjetur një djalosh shumë të ri dhe ishte ende i pazhvilluar mirë. Shkova aty e më tha: “Unë jam shqiptar”, edhe unë i thashë: “Edhe unë jam shqiptar, kënaqësi që jemi bashkë këtu”. Medoni është një djalë fantastik. Më vjen keq se sivjet ka bërë një sezon fantastik, një gjysmësezoni fantastik. Është një djalë që është shumë respektues dhe më dëgjon këshillat, se unë jam pak më i vjetër dhe e ndihmoj shumë në fushë. Mendoj se kur të kthehet, do të shkojë në një super ekip.

Poll

Lexo gjithashtu