Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Rey Manaj në versionin “sheik”, sulmuesi i Kombëtares shfaqet duke “larë”... 1 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rey Manaj në versionin “sheik”, sulmuesi i
Foto ilustruese: Rey Manaj

Rey Manaj është shkëputur këto kohë nga futbolli dhe po shijon ditët e pushimit. Sulmuesi 29-vjeçar disa ditë i ka kaluar edhe në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka “çmendur” ndjekësit.

Lushnjari është shfaqur duke larë dy makinat e tij luksoze, një Lamborghini Urus Performante dhe një Lamborghini Urus. Dy makinat kapin një vlerë të përbashkët mbi 1 milionë euro.

Duket se Manaj nuk dëshiron që të qëndrojë “vendnumëro” këto ditë pushimi, ku qejfin e ndërthur edhe me përkujdesje ndaj makinave të tij. Kujtojmë se sulmuesi u rikthye në janar te Sivasspor në Turqi.

"InstaStory" i Rey Manaj

Poll

Lexo gjithashtu