Raportimet e fundit nga Greqia janë vërtetë bombastike për Juljan Shehun. Edhe pse mesfushori i Kombëtares ka kontratë me Ëidzeë Lodz deri në verën e vitit 2028, ka lënë opsione për për t’u zhvendosur.
“sport-fm.gr”, shkruan se trajneri serb i AEK-ut të Athinës, Marko Nikolic e ka vendosur në krye të listës Shehun për merkaton e verës. Edhe pse 27-vjeçari shqiptar luan më tepër si mesfushor defensiv, pra “shkatërrues”, ka dëshmuar se mund të mbulojë pa problem edhe detyrën e mesfushorit qendror apo ofensiv.
Ky repertor i gjerë nga Juljan Shehu ka bërë që Nikolic ta kërkojë me patjetër te kampionët e Superligës greke. Futbollisti shqiptar vlen 3.5 milionë euro sipas “Transfermark”, ndërsa mbetet të shihet, nëse kemi të bëjmë thjeshtë me aludime, apo kanë filluar lëvizjet konkrete.
