Një ditë më parë, mediat italiane raportuan se në drejtim të Armando Brojës ka patur interes nga Cagliari. Ishte pikërisht eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio i cili raportoi se klubi nga Sardenja ka nisur kontaktet e para për të kuptuar mundësinë e realizimit të këtij operacioni.
Së fundmi, një tjetër ekip po përflitet si i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares. Fjala është për Udinesen. Referuar raportimit të dhënë nga Nicolo Schira, thuhet se fruilianët kanë ndjekur të njëjtin hap, ndërsa diskutimet mbeten të hapura në këtë pikë të merkatos.
Gjasat që 23-vjeçari t’i thotë lamtumirë Burnleyt, klub i cili ka dhe kartonin e lojtarit, sa vijnë e shtohen, ndaj dhe pista për ta parë shkodranin në një kampionat shumë të dashur për shqiptarët, mbetet ende e “gjallë”. Vlera momentale e Brojës, sipas “Transfermarkt” i prek 5 milionë eurot, një rënie drastike që përkon dhe me aktivizimin e tij të pakët me anglezët.
#Cagliari and #Udinese have shown interest in #BurnleyFC’s striker Armando #Broja. Opened talks. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 18, 2026
